UBT News

Singapor: Urina shndërrohet në birrë

Një lloj i ri i birrës me përbërës shumë unik po shitet në një birrari në Singapor. NewBrew bëhet nga një lëng, i cili riciklohet nga ujërat e zeza, filtrohet dhe pompohet në ujësjellësin e Singaporit.

Agjencia e ujit të Singaporit ka vënë në treg pijen, e cila është e disponueshme në dyqane dhe bare, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e mungesës së ujit në vend dhe zgjidhjet inovative që ajo ka dalë për të zgjidhur këto probleme.

Por a do të pinin njerëzit një birrë që në thelb është bërë nga urina?

“Është pikërisht ajo për të cilën kisha nevojë pas një jave të gjatë”, tha njëri nga ta.

Një tjetër pohon se do të ishte në gjendje të pinte birra pa ndalur./UBTNews/

Exit mobile version