“Sag-Aftra” arriti marrëveshje me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) në një votim unanim. Mbyllja – e kombinuar me një grevë të veçantë të shkrimtarëve – paralizoi industrinë e argëtimit dhe ndërpreu shumë filma dhe shfaqje televizive të mëdha. Aktorët kanë bërë thirrje për paga më të mira dhe masa mbrojtëse për përdorimin e inteligjencës artificiale.
Aktorët e kanë mirëpritur marrëveshjen, me Zac Efron që e përshkroi atë si “të pabesueshme” në premierën e filmit të tij “The Iron Caw”.
Sindikata tha se marrëveshja vlerësohej në më shumë se 1 miliard dollarë dhe përfshinte rritje të pagave minimale, një bonus të ri “pjesëmarrjeje në transmetim” dhe më shumë mbrojtje kundër imazheve dhe zërave të tyre që replikohen nga inteligjenca artificiale.