UBT News

Simon Cowell tërhiqet përfundimisht nga ekranet televizive

Simon Cowell po tërhiqet nga ekranet televizive për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij, raporton The Sun, përcjell UBT News.

Ai ka thënë se dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë partneres Lauren dhe djalit Eric.

Cowell ka qenë një nga juritë kryesore, i cili ka qenë gjithnjë i pranishëm në ‘X Factor’ dhe ‘Britain’s Got Talent’ për plot 17 vjet.

Ai tani do të përfshihet më shumë si producent ekzekutiv. Largimi i tij nga televizioni vjen edhe pas një aksidenti që ai kishte, ku i’u është dashur rreth 15 muaj për t’u shëruar në shtëpinë e tij në Los Angeles./UBTNews/

Exit mobile version