Simon Cowell “theu krahun e tij”, por nuk u plagos rëndë pas një aksidenti tjetër me motoçikletën e tij javën e kaluar, përcjell UBT News.
The Sun raportoi se Cowell ishte “me fat që ishte gjallë” pasi ai u rrëzua nga motoçikleta pasi kishte qenë duke vozitur shpejtë dhe nuk kishte vendosur as helmetë. Ngjarja thuhet se ka ndodhur të enjten e kaluar pranë shtëpisë së tij në Londër.
Cowell është përplasur teksa ngiste motoçikletën e tij edhe një herë më parë.
Në gusht, Cowell theu shpinën në tre vende ndërsa po ngiste biçikletën 20,000 dollarëshe jashtë rezidencës së tij në Malibu. Ai iu nënshtrua një operacioni gjashtë-orësh për të riparuar shtyllën kurrizore dhe mjekët i futën një shufër metalike në shpinë.
Cowell thuhet se mendoi të padiste prodhuesin e biçikletës EB-01 në dhjetor për dëmshpërblim deri në 10 milionë dollarë./UBTNews/