UBT News

Shtyhet seanca ndaj Simiq dhe Vukasinoviq, avokati i të akuzuarit pretendon që nuk pranoi shkresat

09:58 – Është shtyrë Seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të cilët akuzohen se nxitën protestuesit që të sulmonin gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq, më 16 qershor të vitit 2023, është shtyrë.

Arsyeja e shtyrjes erdhi pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht.

Prokurorja e rastit, Ajtene Zoni, tha se avokati i të akuzuarve është njoftuar disa herë përmes telefonit për të marrë shkresat e lëndës, por nuk ka ardhur t’i marrë.

“Prokuror disa herë e ka thirr avokatin përmes telefonit që shkresat e lëndës të vijë t’i marr në prokurori por që i njëjti nuk ka ardhë t’i marr, të njëjtën arsye pse prokuroria nuk e din. Me qenë se i njëjti nuk i ka marr shkresat e lëndës unë sot i kam sjellur me vete për të dëshmuar se të njëjtat janë të gatshme, dhe të njëjtin e kemi fletë dërguesin e përgatitur ku janë përfshirë të gjitha shkresat e lëndës dhe CD,” tha ajo.

Në anën tjetër, avokati i të akuzuarit, Dejan Vasiq, i hodhi poshtë pretendimet e prokurorisë, duke theksuar se nuk është kontaktuar asnjëherë për t’i marrë shkresat dhe se ato nuk janë të plota.

“Asnjëherë nuk më kanë thirrur prokuroria për të shkuar mi marr shkresat e lëndës. Në anën tjetër pse prokuroria nuk i ka dërguar me postë. E treta shikoni shkresat e prokurorisë, shikoni edhe shkresat e juaja, edhe na tregoni se a janë krejt shkresat e lëndës që duhet t’i pranoj prokuroria, shikoni,” tha ai.

Pas dëgjimit të palëve, gjyqtarja Shqipe Sejdiu njoftoi se për shkak të rrethanave të krijuara, seanca e sotme fillestare shtyhet.

“Për këto arsye dhe rrethanat, gjykata nxjerr aktvendim që të shtyhet seanca fillestare e sotme, kjo seancë shtyhet më 9 tetor në orën 13:30,” tha ajo./D.B/EO

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sapo ka arritur nënkryetari i Listës Serbe, Slvako Simiq i cili akuzohet për sulmin ndaj gazetarëve.

Sulmi ndaj gazetarëve  në Leposaviq ndodhi në vitin 2023.

Ndërsa, sot nis shqyrtimi fillestar lidhur me këtë çështjen penale ku i akuzuar është edhe Urosh Vukasinoviq./S.K/KP/

Exit mobile version