UBT News

Simeone pas eliminimit: Chelsea ishte më i mirë, duhet ta përgëzojmë dhe të mendojmë përsëri në La Liga

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur pas humbjes dhe eliminimit nga Chelsea në kuadër të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madridi u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese apo në total 3-0 nga dy ndeshjet, duke u eliminuar nga gara elitare e klubeve evropiane.

Ky eliminim ka lënë shije të hidhur te klubi nga Madridi, por trajneri Simeone e ka përgëzuar ekipin anglez për lojën dhe kualifikimin.

“Në dy ndeshjet ata ishin fitues të ndershëm”, ka thënë fillimisht Simeone pas ndeshjes ndaj Chelseat.

“Ndeshja e parë ishte e barabartë dhe sot ata ishin superiorë. Ne u përpoqëm t’i bëjmë presion të lartë dhe t’ia bëjmë të vështirë për t’u larguar, por ata vazhduan përsëri”.

Simeone ishte mospërfillës kur u pyet për penalltinë që bërtiti Atletico në pjesën e parë.

“Unë nuk jam duke kërkuar justifikime. Ata ishin më të mirë”.

“Kur rivali është më i mirë, duhet të përgëzoni dhe rivendoseni veten për të menduar përsëri për La Ligën”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Exit mobile version