Në konferencën e tij të parë për mediat për këtë cikël të ri, Silvinjo ka folur për objektivat e skuadrës, por edhe ndryshimet që janë bërë në radhët e ekipit me afrime dhe largime lojtarësh.
“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe në një moment të vështirë. Faleminderit, të gjithëve, edhe lojtarëve, për mbështetjen për një moment që nuk është i thjeshtë, por kështu është jeta. Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne”, tha Silvinjo./UBTNews/