UBT News

Silverstone: Clueless më ndryshoi jetën

Alicia Silverstone ka folur për jetën pas Clueless, dhe luftën e saj me famën.

Personazhi kryesor i Silverstone, Cher Horowitz, është rishfaqur javët e fundit, nga reklama e saj në Super Bowl për Rakuten, ku ajo veshi xhaketën dhe fundin e Cher-it në ribashkimin e saj me aktoren Stacey Dash duke rikrijuar një moment klasik nga komedia.

Tani, ajo po ndan përvojën e saj me famën, e cila arriti nivele të larta pas debutimit të Clueless në 1995.

”Kur Clueless dol gjithcka ndryshoi”, tha Alicia për The Hollywood Reporter. Ajo shtoi, “Ishte shumë e ndërlikuar dhe nuk mendoj se dija si ta menaxhoja: nuk kisha bazat, mjetet e mira për ta përballuar, nuk isha e përgatitur për të në asnjë mënyrë. Në të vërtetë nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte dhe nuk ndihesha rehat”.

Duke parë jetën dhe përvojat e saj ndër vite, Silverstone tha se “po e bën jetën siç duhet”. “Nuk është e lehtë, të jesh aktiviste, nënë dhe aktore në të njëjtën kohë. Por unë po bëj më të mirën” u shpreh ajo për gazetën. “Unë vazhdoj të bëj aktivitete për shëndetin dhe tokën tonë. E gjithë kjo është me të vërtetë kuptimplotë për mua. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem plotësisht e pranishme me djalin tim. Sa i përket aktrimit, do të vazhdoj të gjej një mënyrë për t’u marrë, për të qëndruar atje”.

Bazuar në romanin e Jane Austen të vitit 1815, Clueless  u drejtua nga Amy Heckerling dhe ndjek 15-vjeçaren Cher Horowitz ndërsa ajo lundron në jetën familjare, shkollën, popullaritetin dhe idenë e dashurisë. Përveç Silverstone dhe Dash, kasti i Clueless kishte gjithashtu Brittany Murphy, Donald Faison, Justin Walker, Elisa Donovan,  dhe Paul Rudd./lapsi.al

Exit mobile version