Qendërmbrojtësi brazilian Thiago Silva pritet që ta vazhdojë kontratën me klubin anglez Chelsea.
Silva është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel duke e ndihmuar klubin me paraqitje të mira në Premier Ligë dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Gazetari Fabrizio Romano bën të ditur se klubi londinez dhe lojtari janë duke u përgatitur për t’i nisur negociata për rinovimin e kontratës deri në muajin qershor të vitit 2023.
Kontrata aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni, por mardhënja e tij e mirë me trajnerin dhe afërsia me tifozët në “Stamford Bridge” ka bërë që Silva të shpreh interesim për një qëndrim më të gjatë me “Blutë” e Londrës.