Mbrojtësi i Chelsea-t, Thiago Silva, e ka pranuar se ai nuk ka parë kurrë biznes sikurse ai i Chelsea-t, sa i përket transferimeve që u bënë nga klubi gjatë muajve të fundit.
Që prej se Chelsea kaloi nën pronësinë e Todd Boehlyt në muajin maj, “Blutë” e Londrës kanë shpenzuar më shumë se 677 milionë euro në vetëm dy afate kalimtare të transferimeve.
Vetëm në muajin janar, Chelsea transferoi plotë tetë lojtarë për një shumë prej 364 milionë eurosh, ndërsa e ka konfirmuar se Christopher Nkunku do t’i bashkohet klubit gjatë verës nga RB Leipzigu për një shumë prej 71 milionë eurosh.
Dhe Thiago Silva, i cili është në moshën 38 vjeçare dhe ka shijuar një karrierë të gjatë për më shumë se 20 vite, nuk ka parë kurrë diçka të tillë si shpenzimi marramendës i Chelseat.
“Është hera e parë që kam parë diçka të tillë gjatë gjithë karrierës sime. Kjo gjë tregon më së miri ambiciet e klubit, se sa shumë do klubi që të fitojë. Kishim shumë probleme me lëndime këtë vit”, tha Silva.