Kampionia botërore, Sifan Hassan, ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga rënia në kambanën e fundit, për të fituar garën 1.500 metra vrapim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ajo po mban gjallë shpresën për fitim tripletësh të medaljeve, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Hassan është kualifikuar për të vrapuar në finalen e disiplinës 5000 metra të hënën, në Stadiumin Olimpik.
Ajo pritet të luftojë me kampionin dy herë botëror, Hellen Obiri nga Kenia për të artën në 5,000 metra.