Kafeja është burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka persona që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e të tjerë që pijnë mbi 4 filxhanë në ditë.
Në ditë e sotme kemi vënë re se sa e rrezikshme është varësia ndaj kafesë, ajo ka shumë të mira për organizmin, por nëse vuani nga ankthi, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, rrahjet e shpejta të zemrës, atëherë përpiquni të shmangni ose ta pini kafenë sa më pak.
Kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit – Rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin që ju bën të ndiheni keq, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak. Nivelet e larta të saj ndikojnë tek enët e gjakut e rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.
Kafeina dhe kolesteroli – Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.
Si ta përballoni varësinë dhe heqjen dorë nga kafeina?
Duhet të tregojmë kujdes dhe nuk e kemi luksin të rrezikojmë shëndetin për një filxhan kafeje, përpiquni të ulni sasinë e kafeinës por jo më shumë se 20 përqind çdo javë. Nëse deri më tani kemi pirë kafe edhe pasditeve, është koha që të reshtim pas orës 14:00.
Mund të përballemi me dhimbje koke, por nëse i trajtojmë si çdo dhimbje koke tjetër do t’i kalojmë shpejt, nëse heqim dorë nga kafeja menjëherë, gjërat përkeqësohen. Ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm. /UBT News/