Lodhja ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm oksigjen në mungesë të rruazave të kuqe të gjakut.
Anemia që vjen si pasojë e mungesës së hekurit është një nga format më të përhapura të sëmundjes.
Përveç mungesës së oksigjenit, sipas të dhënave të AgroWeb.org, trupit i duhet të punojë më fort për të prodhuar energji.
Nëse në trup mungon hekuri, nuk do të ketë mjaftueshëm rruaza të kuqe të cilat transportojnë oksigjen.
Rreziqet e lodhjes së vazhdueshme për organizmin:
Lodhja, drobitja dhe plogështia kanë një ndikim të fortë në organizëm. Anemia mund të nxisë sindromën e lodhjes kronike, e cila e përball trupin me një barrë të rëndë.
Pasojat ndihen tek imuniteti që në fillim. Gjumi bëhet i vështirë, koka dhemb ndërkohë që tensioni bie. Lodhja ndikon edhe tek përqendrimi dhe aftësitë e mendjes.
Si të trajtoni lodhjen si pasojë e anemisë?
Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se transfuzioni i rruazave të kuqe të gjakut është një mënyrë e mirë por e kushtueshme për të trajtuar lodhjen.
Një tjetër alternativë është terapia intravenoze me tretësira të pasura me hekur.
Terapi të tilla bëhen në rastet kur anemia është shumë e rëndë.
Raste më të lehta të anemisë mund të trajtohen nëpërmjet suplementëve të hekurit të cilat jepen nga mjeku.
Njerëzit e rrezikuar nga anemia duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur dhe të marrin mjaftueshëm vitaminë C.
Kjo e fundit e ndihmon organizmin të përthithë sa më shumë hekur.
Përveç pakësimit të kafesë, sheqerit dhe alkoolit, mjekët rekomandojnë edhe shmangien e çajit të zi që pengon përthithjen e hekurit.
Dehidratimi luan rol përkeqësues të lodhjes, ndaj duhet të pini ujë rregullisht gjatë ditës.
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për rigjenerimin e rruazave të kuqe, ndaj ju duhet të bëni ecje të shpejta ose të shkoni në palestër.
Një ushqyerje e shëndetshme dhe një gjumë i plotë janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e një personi që vuan nga anemia dhe jo vetëm.
Lexoni këtu për disa ushqime që duhet të konsumoni nëse jeni anemikë dhe këtu për disa kura natyrale. /AgroWeb.org