UBT News

Si ta pastroni televizorin dhe telekomandën?

Televizorët tërheqin pluhurin shumë lehtë, dhe duhet të pastrohen siç duhet në mënyrë që të mos dëmtojmë sipërfaqen.

Përdorimi i leckave mikrofibre nuk dëmton ekranin, dhe në të njëjtën kohë ato thjesht thithin pluhurin.

Sidoqoftë, duhet të theksohet një detaj tjetër. Fshini të gjithë sipërfaqen e televizorit me një leckë mikrofibre – ekranin, butonat poshtë ose anash, si dhe sfondin e televizorit që zakonisht ka më shumë pluhur. Kjo duhet bërë një herë në javë, dhe nëse keni kohë dhe më shpesh, shkruan Good House Kipping.

Gjëja më e rëndësishme, megjithatë, nuk është të spërkatni asnjë agjent direkt në TV, por duhet të aplikohet së pari në një leckë, dhe vetëm atëherë në ekran. Por një dozë e kujdesit është e nevojshme edhe këtu. Lëngu nuk duhet të përmbajë amoniak, alkool ose aceton që mund të shkatërrojë ekranin. Është mirë që të pastroni telekomandën me një leckë dezinfektuese të lagur.

Exit mobile version