Khai, vajza e modeles Gigi Hadid dhe artistit Zayn Malik festoi ditëlindjen e parë, dhe gjyshja e saj i festoi ditëlindjen me disa fotografi të veçanta.
Yolanda Hadid publikoi disa fotografi bashkë me mbesën, të cilat i shoqëroi me një mbishkrim të veçantë.
“Urime ditëlindjen e parë engjëll Khai. S’ka fjalë që mund ta përshkruajë dashurinë dhe kënaqësinë që solle në jetët tona brenda një viti”, shkroi ajo.
Supermodelja u komentua se nuk dëshiron të publikojë fotografi të vogëlushes së saj në mediat sociale. Madje në korrik ajo publikoi një letër të hapur në Twitter, përmes së cilës u kërkoi gazetarëve dhe faqeve të fansave t’ua mbulojnë fytyrat fëmijëve./UBTNews