Harrison Ford dhe gruaja e tij, aktorja Calista Flockhart, u fotografuan bashkë gjatë vikendit në Kroaci.
Fotografitë e çiftit shumë privat u shfaqën në gazetat evropiane pas raporteve se Ford ndërpreu xhirimet e filmit të pestë “Indiana Jones” pas një lëndimi.
“Gjatë provave për një skenë lufte, Harrison Ford pësoi një lëndim në shpatullë. Prodhimi i filmit do të vazhdojë derisa të vlerësohet koha e duhur për trajtim dhe orari i xhirimeve do të rikonfigurohet sipas nevojës në javët e ardhshme”, thuhej në njoftimin e Disney-t gjatë muajit qershor.
Ndërsa tani e gjithë vëmendja ishte te çifti i njohur. Vitin e kaluar, ai ndau një këshillë për një martesë afatgjate.
“Mos flisni. Tundni kokën”, pati deklaruar Ford atëkohë./UBTNews