“Avatar: The Way of Water” është një nga filmat e paktë të huaj që ka akses në tregun kinez muajt e fundit.
Vazhdimi i shumëpritur i filmit “Avatar” të regjisorit James Cameron do të shfaqet në kinematë kineze më 16 dhjetor, ka thënë 20th Century Studios.
Filmi do të dalë në Kinë në të njëjtën ditë me publikimin e tij global.
Bëhet një nga filmat e paktë të huaj që ka akses në tregun kinez në muajt e fundit, krahas filmit më të fundit në ekskluzivitetin e Minions dhe Sony Pictures, “Where the Crawdads” Sing.
Filmat e huaj kanë luftuar prej kohësh për të fituar datat e publikimit në Kinën kontinentale për shkak të kuotave strikte të numrit të filmave ndërkombëtarë që lejohen të shfaqen dhe shumë prej tyre janë bllokuar për shkak të përmbajtjes që rregullatorët kinezë e konsiderojnë të pahijshme.
Megjithatë, për shkak të rritjes së personave të infektuar me Covid-19, njerëzit në shumë qytete anembanë vendit po përmbahen nga shkuarja në kinema./UBTNews/