Khloe Kardashian e ka bërë të qartë se ajo do të rrisë vajzën e saj True me sa më shumë biseda dhe ekspozime ndaj racave të ndryshme.
Duke folur në podcastin e Role Model, ylli i Keeping Up With the Kardashians u tregua e sinqertë në lidhje me rritjen e vajzës së saj me ngjyrë, teksa vet është një nënë e bardhë.
“Unë gjithmonë do ta mësoj dhe do të përpiqem të bëj më të mirën që mund të bëj si nëna e saj”, ndau Khloe, “por unë padyshim që nuk jam një grua me ngjyrë”.
Khloe tha se ajo do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që vajza e saj të ekspozohet sa më shumë ndaj racave të ndryshme.
“Unë dua që ajo të ekspozohet në sa më shumë përfshirje, sa më shumë diversitet që të jetë e mundur”, tha Kardashian. “Unë nuk dua që ajo të jetojë në një flluskë duke menduar, e ke parasysh – [të thotë se] ne e kemi këtë jetë shumë të privilegjuar. Unë dua që ajo të njohë të gjitha llojet e jetesës dhe të jetë shumë e vetëdijshme për këtë”, tha ajo.
Për më tepër, ajo tregoi se si motrat e saj Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë në të njëjtën varkë me të dhe se si i ka ato pranë saj e ndihmon të kalojë në këtë situatë.
“E bukura e të pasurit disa nga motrat e mia në të njëjtën situatë është që ne kemi për të bërë këto biseda së bashku”.
Ndërsa ajo përmblodhi objektivin e saj, “Unë duhet ta edukoj atë sa më mirë që të mundem ndërsa akoma edukoj veten në të njëjtën kohë”./UBTNews