UBT News

Si përfundoi golashënuesi më i mirë i Turqisë, taksist në ShBA!

Hakan Sukur është golashënuesi më i mirë që ka pasur Turqia ndonjëherë dhe një nga sulmuesit më të pazakontë të Evropës.

Hakan Sukur, 2002

Por, si përfundoi taksisr dhe duke shitur libra për jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg nga vendi i tij i lindjes?

Në një intervistë për gazetën gjermane, Welt am Sonntag, ai tregoi se jeta e ish-sulmuesit 48-vjeçar ka marrë një kthesë të pazakontë dhe shqetësuese që nga tërheqja nga futbolli në vitin 2008.

Ai pretendon se një përçarje me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka ekspozuar atë ndaj kërcënimeve me vdekje, akuzave të rreme dhe mungesës së qasjes në fonde.

Hakan Sukur 2021

‘Nuk më mbetet asgjë, Erdogan mori gjithçka: të drejtën time për liri, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të punuar”, i tha ai gazetës.

Sukur shënoi 51 gola në 112 paraqitje për Turqinë midis viteve 1992 dhe 2007. Ai ishte pjesë e skuadrës turke që përfundoi e treta në Kupën e Botës 2002.

Ish-lojtari i Blackburn e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Galatasaray dhe është golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në Super Ligë.

Pasi u tërhoq nga futbolli, ai hyri në politikë. Në vitin 2011, Sukur fitoi një vend në Parlamentin e Turqisë si anëtar i Partisë së Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim.

Por ai ishte gjithashtu i lidhur me Fethullah Gulen, një dijetar islamik turk dhe rival i Erdoganit, të cilin Presidenti turk e fajësoi për një përpjekje të përgjakshme në vitin 2016.

Sukur, duke jetuar atëherë në ShBA, raportohet se denoncoi përpjekjen për grusht shteti, por megjithatë, në vitin 2017, u përshkrua nga media shtetërore e drejtuar nga Turqia si një “anëtar i arratisur i Organizatës Terroriste Fetullah (FETO)”.

Ai raport përshkruan atë duke jetuar në një shtëpi prej 3 milionë dollarë, duke drejtuar një kafene në Palo Alto, “zona më e pasur e San Francisco Bay Area”.

Por Sukur tregon një histori jo fort të këndshme.

“Unë u transferova në Shtetet e Bashkuara, fillimisht drejtoja një kafene në Kaliforni, por njerëz të çuditshëm vinin vazhdimisht në lokal”, i tha ai Welt am Sonntag. “Tani unë drejtoj makinën për Uber dhe shes libra”.

Ai ka thënë se shtëpitë, bizneset dhe llogaritë e tij bankare në Turqi ishin kapur të gjitha nga qeveria e Erdoganit.

Ai gjithashtu mohon çdo krim.

“Askush nuk duket në gjendje të shpjegojë se cili ishte roli im në këtë grusht shteti”, shtoi ai. “Unë kurrë nuk kam bërë asgjë të paligjshme, nuk jam tradhtar apo terrorist”.

Kjo nuk është hera e parë që ai flet për këtë temë. Në vitin 2018 ai i tha New York Times: “është vendi im; unë e dua popullin tim, edhe pse idetë e tyre për mua janë shtrembëruar nga media të kontrolluara”.

Historia hedh më shumë pyetje rreth qeverisë së Erdogan. Në vitin 2018, Mesut Ozil tërhoqi kritika pasi pozoi për një foto me Presidentin turk, përfshirë nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB), e cila tha se “futbolli dhe DFB mbrojnë vlerat të cilat nuk respektohen sa duhet nga z. Erdogan”.

Erdogan më pas ishte i ftuar në dasmën e Ozil.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version