UBT News

Si ndikoi vdekja e Liam Payne në jetën e artistëve të ish-grupit muzikor “One Direction”?

Liam Payne, ish-artisti i One Direction, ndërroi jetë dhe ky fakt ndikoi negativisht në shoqëri për faktin që ishte i preferuari i shumë gjeneratave që e kanë përzgjedhur të e dëgjojnë muzikën e tij.

Ish-shokët e grupit One Direction të Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik dhanë një deklaratë duke thënë se janë “plotësisht të shkatërruar” nga vdekja e tij. Payne vdiq të mërkurën pasi ra në oborrin e brendshëm të një hoteli në Buenos Aires, thanë zyrtarët në Argjentinë. Edhe më pikellues ishte fakti që ai ishte vetëm 31 vjeç dhe kjo i mërziti të gjithë.

“Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Liamit”, shkruan shokët e Payne në rrjetin social Instagram.

Një nga shokët e tij, po ashtu e komentoi vdekjen e tij duke thënë se fjalët nuk mjaftojnë për tu shprehur tani, por ka shumë për tu thënë për të.

 

 

I formuar në vitin 2010 nga gjyqtarët e “X Factor” duke përfshirë Simon Cowell, One Direction u bë shpejt një nga grupet më të mëdha pop në botë, duke shitur 70 milionë disqe deri në vitin 2020.

Cowell, një tjetër shok i Payne, në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, tha se ndihet bosh dhe zemërthyer dhe vuri në dukje faktin se Payne nuk i “harroi kurrë fansat” dhe gëzonte shumë respekt për ta.

Pasi grupi njoftoi se po bënte një pauzë të gjatë në vitin 2016, secili anëtar nënshkroi marrëveshjet e veta të regjistrimit dhe publikoi të paktën një album në studio si artist solo.

Malik, ish-pjesë e grupit të One Direction postoi gjithashtu një foto dhe një mesazh në Instagram, duke thënë se, për një moment e gjeti veten duke folur me zë të lartë dhe duke qenë i indinjuar se kishte akoma shumë biseda për jetën me Payne. Ai e falënderoi Payne për mbështetjen e tij në disa nga kohët më të vështira të jetës së tij, por nuk harroi të potenconte se Payne ishte “kokëfortë” dhe “me opinion” dhe se ai “e respektonte fshehurazi atë”.

Pas një koncerti të organizuar të Malik, ekipi i tij njoftoi se janë ndërmarrë veprime që të shtyhet koncerti, e që ishte i organizuar të ndodhte në SHBA. Po ashtu u njoftua se, koncerti do të ricaktohet në muajin janar.

Styles, ish- pjesë e grupit ka postuar në Instagram duke shkruar se është “vërtet i shkatërruar” nga vdekja e Payne.

“Vitet që kaluam së bashku do të mbeten përgjithmonë ndër vitet më të dashura të jetës sime. Do të më mungojë gjithmonë, miku im i dashur”, shkroi ai.

Tomlinson në postimin e tij ka thënë se, është vërtëtë i shkatërruar që ka humbur një mik të vërtetë, e mbi të gjitha, ai tha se Payne për të ishte si një vëlla. Shoku nuk hezitoi të rrëfente se ai dhe Payne njihen që nga mosha 16 vjecare dhe nuk la pa përmendur edhe faktin që Payne kishe zë të mrekullueshëm dhe ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm.

Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Liam Payne marrin pjesë në premierën botërore të “One Direction: This Is Us” në Londër, Angli në 2013. Për vdekjen e artistit nuk la pa shkruar as edhe Horan, që ishte bashkëpunëtor i tij, në deklaratën e tij individuale u shpreh se shoku i tij kishte energjinë për jetën dhe pasionin e madh për punë.

“Të gjitha të qeshurat që kemi pasur gjatë viteve, ndonjëherë për gjërat më të thjeshta, vazhdojnë të vijnë në mendje nga trishtimi. Ne duhet të jetojmë së bashku ëndrrat tona më të çmendura dhe unë do ta çmoj çdo moment që kishim përgjithmonë, shkroi Horan.

Kurse sa i përket jetës sentimentale, dihet që Payne pati një djalë në vitin 2017 me ish-gjyqtaren e “X Factor” Cheryl Cole. Por, miqve të tij nuk u iki fakti që ai fëmijë në jetë ka nevojë për përkrahje dhe publikisht ata iu bënë me dije se do të jenë gjithmonë afër tij.

Liam Payne, ish- artisti i One Direction, ndërroi jetë dhe ky fakt ndikoi negativisht në shoqëri për faktin që ishte i preferuari i shumë gjeneratave që e kanë përzgjedhur të e dëgjojnë muzikën e tij.

Ish-shokët e grupit One Direction të Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik dhanë një deklaratë duke thënë se janë “plotësisht të shkatërruar” nga vdekja e tij. Payne vdiq të mërkurën pasi ra në oborrin e brendshëm të një hoteli në Buenos Aires, thanë zyrtarët në Argjentinë. Edhe më pikellues ishte fakti që ai ishte vetëm 31 vjeç dhe kjo i mërziti të gjithë.

“Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Liamit”, shkruan shokët e Payne në rrjetin social Instagram.

Një nga shokët e tij, po ashtu e komentoi vdekjen e tij duke thënë se fjalët nuk mjaftojnë për tu shprehur tani, por ka shumë për tu thënë për të.

I formuar në vitin 2010 nga gjyqtarët e “X Factor” duke përfshirë Simon Cowell, One Direction u bë shpejt një nga grupet më të mëdha pop në botë, duke shitur 70 milionë disqe deri në vitin 2020.

Cowell, një tjetër shok i Payne, në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, tha se ndihet bosh dhe zemërthyer dhe vuri në dukje faktin se Payne nuk i “harroi kurrë fansat” dhe gëzonte shumë respekt për ta.

Pasi grupi njoftoi se po bënte një pauzë të gjatë në vitin 2016, secili anëtar nënshkroi marrëveshjet e veta të regjistrimit dhe publikoi të paktën një album në studio si artist solo.

Malik, ish-pjesë e grupit të One Direction postoi gjithashtu një foto dhe një mesazh në Instagram, duke thënë se, për një moment e gjeti veten duke folur me zë të lartë dhe duke qenë i indinjuar se kishte akoma shumë biseda për jetën me Payne. Ai e falënderoi Payne për mbështetjen e tij në disa nga kohët më të vështira të jetës së tij, por nuk harroi të potenconte se Payne ishte “kokëfortë” dhe “me opinion” dhe se ai “e respektonte fshehurazi atë”.

Pas një koncerti të organizuar të Malik, ekipi i tij njoftoi se janë ndërmarrë veprime që të shtyhet koncerti, e që ishte i organizuar të ndodhte në SHBA. Po ashtu u njoftua se, koncerti do të ricaktohet në muajin janar.

Styles, ish- pjesë e grupit ka postuar në Instagram duke shkruar se është “vërtet i shkatërruar” nga vdekja e Payne.

“Vitet që kaluam së bashku do të mbeten përgjithmonë ndër vitet më të dashura të jetës sime. Do të më mungojë gjithmonë, miku im i dashur”, shkroi ai.

Tomlinson në postimin e tij ka thënë se, është vërtëtë i shkatërruar që ka humbur një mik të vërtetë, e mbi të gjitha, ai tha se Payne për të ishte si një vëlla. Tomlinson nuk hezitoi të rrëfente se ai dhe Payne njihen që nga mosha 16 vjecare dhe nuk la pa përmendur edhe faktin që Payne kishe zë të mrekullueshëm dhe ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm.

Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Liam Payne marrin pjesë në premierën botërore të “One Direction: This Is Us” në Londër, Angli në 2013. Për vdekjen e artistit nuk la pa shkruar as edhe Horan, që ishte bashkëpunëtor i tij, në deklaratën e tij individuale u shpreh se shoku i tij kishte energjinë për jetën dhe pasionin e madh për punë.

“Të gjitha të qeshurat që kemi pasur gjatë viteve, ndonjëherë për gjërat më të thjeshta, vazhdojnë të vijnë në mendje nga trishtimi. Ne duhet të jetojmë së bashku ëndrrat tona më të çmendura dhe unë do ta çmoj çdo moment që kishim përgjithmonë,” shkroi Horan.

Kurse sa i përket jetës sentimentale, dihet që Payne pati një djalë në vitin 2017 me ish-gjyqtaren e “X Factor” Cheryl Cole. Por, miqve të tij nuk u iki fakti që ai fëmijë në jetë ka nevojë për përkrahje dhe publikisht ata iu bënë me dije se do të jenë gjithmonë afër tij./UBTNews/

Shkroi: Valtina Miftari, studente e Shkencave Politike

 

 

 

Exit mobile version