UBT News

Si e ndryshoi internetin përgjithmonë fustani ikonik i Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez at the 42nd Grammy Awards at the Staples Center on Feb. 23, 2000 in Los Angeles, Calif. (Photo by Kirby Lee/WireImage)

Mbi dy dekada më parë, Jennifer Lopez ndryshoi internetin përgjithmonë kur veshi një fustan që frymëzoi inxhinierët për të krijuar Google Image Search.

Ishte ceremonia e vitit 2000 e Grammy Awards, kur fustani i markës Versace u bë një nga veshjet më të qëndrueshme të historisë së modës.

“Mendoj se fustani ishte mjaft provokues për të zgjuar interesin e njerëzve”, deklaroi Lopez për Vogue.

Paraqitja e saj në Grammy Awards kërkohej shumë në Google atë kohë, sipas ish-CEO dhe kryetarit ekzekutiv të Google, Eric Schmidt.

“Njerëzit donin më shumë sesa thjesht tekst”, deklaroi ai mes tjerash.

Pra ky fustan i yllit J Lo ekspozoi një vrimë në motorin e kërkimit. Google Image Search u lansua në korrik të vitit 2001./UBTNews/

Exit mobile version