Kombëtarja e Kosovës mbrëmë pësoi humbje në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0 kundër Spanjës, ku golat për spanjollët i shënuan Pablo Fornals dhe Ferran Torres.
Po ashtu, në kuadër të Grupit B në të cilin gjendet Kosova për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, u zhvillua edhe ndeshja tjetër mes Greqisë dhe Suedisë.
Grekët befasuan Kombëtaren e Suedisë, pasi që regjistruan fitore si vendas me rezultat të ngushtë 2:1, fitore kjo e cila i dërgon në pozitën e tretë në tabelë.
Ndërkaq, me tre pikët e reja, Spanja e kryeson tani Grupin B me 13 pikë, katër më shumë se vendi i dytë Suedia.
Në vend të tretë gjendet Greqia me gjashtë pikë, dy më shumë se Kosova që ka katër pikë në vendin e katërt.
Pozitën e fundit në tabelë e zë Kombëtarja e Gjeorgjisë, ku pas pesë ndeshjeve të zhvilluara ka arkëtuar vetëm një pikë.
Renditjen e Grupit B në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.
Grupi B
1.Spanja – 6 ndeshje – 13 pikë
2.Suedia – 4 ndeshje – 9 pikë
3.Greqia – 4 ndeshje – 6 pikë
4.Kosova – 5 ndeshje – 4 pikë
5.Gjeorgjia – 5 ndeshje – 1 pikë