Bitcoin ka arritur një rekord të ri këtë të hënë, duke kaluar vlerën 106,000 dollarë në tregjet aziatike. Rritja e kriptovalutës për këtë vit është 192%, ku vetëm pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Bitcoin u rrit me 50%.
Donald Trump, i cili dikur e quajti kriptomonedhën një mashtrim, e ka përqafuar teknologjinë e aseteve dixhitale gjatë fushatës së tij. Ai premtoi se do ta shndërronte SHBA-në në “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe sugjeroi krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës.
Në një deklaratë për CNBC javën e kaluar, Trump tha:
“Ne do të bëjmë diçka të mrekullueshme me kripto-n sepse nuk duam që Kina apo ndonjë tjetër të na e kalojë. Ne duam të jemi në krye.”
Presidenti i zgjedhur ka emëruar gjithashtu David Sacks, ish-ekzekutiv i PayPal dhe mik i ngushtë i Elon Musk, si car të Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat.
Gjatë këtij kulmi historik, Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti një vlerë maksimale prej 106,533 dollarësh. Ndërkohë, Eteri, kriptomonedha e dytë më e madhe, shënoi një rritje prej 1.5%.
Analisti i platformës tregtare IG, Tony Sycamore, tha për këtë zhvillim:
“Ne jemi në territorin e qiellit blu këtu. Shifra tjetër që tregu do të synojë është 110,000 dollarë”.
Rritja e Bitcoin vjen mes pritshmërive për politika më miqësore rregullatore në SHBA nën administratën e re të Donald Trump dhe një mbështetjeje të shtuar për asetet dixhitale në nivel global.