Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Lajmin e konfirmoi ajo përmes një storie në Instagram.
“Sot e mora edhe unë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19”, shkroi Behluli.

Përveç Shyhretes Behlulit, edhe emra të tjerë sikurse Robert Berisha, Era Istrefi, Loredana Zefi, Mozzik, Yllka Kuqi, MC Beka, janë vaksinuar kundër COVID-19./UBTNews