Shumë vende afrikane kanë nisur administrimin e vaksinave kundër virusit Human Papiloma (HPV), që është shkaktar për pothuajse shumicën e rasteve me kancer të mitrës, por keqinformimi rreth vaksinimit po e pengon procesin.
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Afrikë vlerëson se rreth 25% e popullsisë ende ka dyshime rreth saj, duke theksuar shqetësimet e vërejtura në disa pjesë të tjera të botës në fushatat e hershme për vaksinën.
Virusi HPV është i transmetueshëm seksualisht dhe mund të shaktojë kancerin e mitrës. Mesatarisht 150 gra rreth Afrikës vdiqën në baza ditore nga ky lloj kanceri në vitin 2020, që nëse llogaritet përbën 23% të vdekjeve globale.
Edhe pse 18 nga 20 shtete me shkallën më të lartë të kancerit të mitrës janë globalisht në Afrikë, mbulueshmëria e vaksinimit përreth rajonit ende është e ulët. Vetëm pesë shtete kanë arritur 90% të vaksinimit, qëllim të cilin kontinenti synon ta përmbush deri në vitin 2030.
Arsyeja kryesore pse Afrika ka më së shumti raste me kancerin e qafës së mitrës është për shkak të qasjes së kufizuar në ekzaminimin e grave, tha Emily Kobayashi, krerja e Programit HPV në aleancën e vaksinave Gavi.
“Strategjia e eliminimit është një lojë e vështirë… por ne e dimë se vaksinimi është shtylla më e fortë dhe një nga më të lehtat për t’u zbatuar”, tha Kobayashi.
“Është e rëndësishme të prezantosh vaksinën, por nëse vaksina mbetet në frigorifer, ajo nuk parandalon kancerin e qafës së mitrës”, tha Charles Shey Wiysonge, kreu i programit të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat në rajonin e Afrikës së OBSH-së.
Sipas tij, informacioni duhet të sigurohet nga njerëz “të cilëve u besohet, njerëz që janë të afërt me komunitetet”.
Banorët e vendeve afrikane hezitojnë të vaksinohen dhe kjo për shkak të mungesës së besimit te qeveria.
Në Zimbabve, ku kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i shpeshtë në mesin e grave, një grup kryesisht grash të njohura si Punonjëse Shëndetësore të Fshatit janë trajnuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e qafës së mitrës dhe vaksinën HPV në zonat rurale./UBTNews/