Lojërat Olimpike të Tokios, të vonuara tashmë nga pandemia, duket se nuk do të jenë shumë argëtuese as për atletët, adhuruesit e as për publikun japonez.
Ata janë të shqetësuar për situatën me koronavirus, sepse nuk ka shumë persona të vaksinuar.
Japonia është e famshme për garën me konsensus. Por vendimi për të vazhduar me Lojërat Olimpike dhe lejimi i tifozëve, duket se nuk është pritur edhe aq mirë, raporton AP.
Anëtari i Komitetit Olimpik Japonez, Kaori Yamaguchi ka thënë se gjenden në një situatë të vëshirë pas këtij vendimi.
“Ne jemi futur në një situatë nga e cila nuk e di si mund të dalim. Jemi të mallkuar edhe po u mbajtën edhe po su mbajtën këto lojëra”, shkroi Yamaguchi.
Mbështetja për të shkuar përpara duket se po rritet, por ka kundërshtime të vazhdueshme me disa protesta të vogla.
Pjesa më e madhe e këtij shqetësimi buron nga shqetësimet për rreziqet shëndetësore. Numri i rasteve të reja në Tokio është ulur, por vetëm rreth 7% e japonezëve janë vaksinuar plotësisht.