Shkalla e vaksinimit në mesin e atyre që jetojnë në rajone rurale po mbetet prapa pjesës tjetër të vendit, sipas Thomas Steffen, mjekut kantonal të Basel-City, transmeton albinfo.ch.
“Ata që nuk i pëlqejnë vaksinimet, janë kryesisht në komunitetet rurale”, tha ai.
Kjo është arsyeja pse kantonet dërgojnë ekipe vaksinimi në zonat bujqësore, duke propozuar dhënien e vaksinave në vend ku duhet edhe promovohen të mirat e vaksinimit, përpara se të vaksinohen.
Një grup tjetër që ngurron të vaksinohet janë migrantët, të cilëve u mungon informacioni për rëndësinë e imunizimit, tha Steffen, transmeton tutje albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore po u kërkojnë drejtuesve të komunitetit të kontaktojnë bashkatdhetarët e tyre me mesazhe të synuara WhatsApp dhe të tregojnë avantazhet e vaksinimit. /Albinfo.ch