UBT News

Shumë befasi në “Brit Awards 2021”

Edicioni i sivjetmë i ceremonisë “Brit Awards 2021” do të zhvillohet në mesin e 4 mijë shikuesve pa distancë sociale ose maska në O2 Arena të Londër.

Eventin do ta hapë Coldplay me një performancë nga lumi Thames. Dua Lipa, Arlo Parks dhe Headie One do të performojnë brenda.

Ky event është pjesë e planit të Qeverisë për hapjen e ngjarjeve. Ylli i popit, Rag ‘n’ Bone tha se do të jetë “me të vërtetë emocionuese” të performojë për fansat për herë të parë pas një viti.

“Nuk e di a jam gati psiqikisht, megjithatë do ta japë maksimumin”, deklaroi ylli.

Ceremonia do të transmetohet live në ITV në orën 20:00 (kohë lokale), si dhe në faqen zyrtare të Brit Awards në YouTube./UBTNews

Exit mobile version