Jesus Ferro, personi që zotëron “topin më të çmueshëm në botë” ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.
Topi që ai e ruante me fanatizëm quhet kështu sepse ka pasur në të firmat e 40 futbollistëve më të rëndësishëm të historisë, si Pelé, Maradona, Di Stefano, Messi, Cristiano Ronaldo, Eusebio, Kopa, Beckenbauer, Joan Cruyff, Van Basten, Falcao apo Zico.
Ky top është unik, nuk mund t’i vësh dot çmim. Në të ndodhet e gjithë historia e futbollit. Ka firmat e 13 kampionëve të Botës dhe të ish-futbollistëve nga 14 shtete të ndryshme”, thonte Ferro.
“Mendoj se është topi më i çmueshëm në botë. Ka udhëtuar mijëra kilometra bashkë me mua, në një çantë me logon e Botërorit “Itali 90””, shtonte gazetari.