Eksploruesi i detit të thellë Dr. David Gallo beson se do të duhej një mrekulli për të shpëtuar të bllokuarit në Titan, ndonëse tenton të mbetet optimist.
Ai tha për Good Morning Britain të ITV se zhurmat që vijnë janë “të besueshme dhe të përsëritshme” që do të thotë se ekipet duhet të supozojnë se ato vijnë nga nëndetësja dhe duhet të lëvizin shpejt për ta lokalizuar atë.
“Në këtë pikë, ne duhet të supozojmë se kjo është nëndetësja dhe të lëvizim shpejt në atë vend”, tha ai.
“Ata duhet të jenë plotësisht të gatshëm sikur të ishte nëndetësja sepse për ta lokalizuar dhe për ta nxjerrë në sipërfaqe – duhen orë të tëra”./UBTNews/