Për shkak se u raportuan tri raste me COVID-19 nga stafi i “Britain’s Got Talent”, u shtyen xhirimet e edicionit special për Krishtlindje.
Punëtorët e prekur me COVID-19 e kuptuan rezultatin para se t’ia fillonin xhirimet.

Një zëdhënëse tha se ‘anëtarët e grupit janë në vetizolim në shtëpi’.
“Si rezultat i kësaj, ne e kemi të pamundur të xhirojmë edicionin special për Krishtlindje të BGT dhe morëm vendim t’i shtyejmë xhirimet.”, deklaroi ajo./UBTNews