UBT News

Shtyhet ndeshja kualifikuese e Botërorit, shkak bëhet një virus

Ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Koresë së Veriut e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 është shtyrë.

Shkak për këtë është bërë një virus bakterial i shfaqur së fundmi në Japoni, ku deri më tani numërohen 941 raste të STSS (Sindroma e Shokut Toksik Streptokoksik). Sindroma e Shokut Toksik Streptokokik (SSTS) është një sëmundje e rrallë por e rëndë, që shkaktohet nga një infeksion i disa llojeve të baktereve të familjes Streptococcus. Kjo sëmundje karakterizohet nga një reagim i fortë i sistemit imunitar ndaj toksinave të prodhuara nga këto baktere.

Nuk dihet ende se kur do të luhet ndeshja, e cila ishte planifikuar për të martën në Phenian.

Vendimi duket se është marrë për shkak të mos-gatishmërisë së Federatës së Futbollit të Koresë së Veriut për të pritur stafin e Japonisë, pikërisht nga frika se virusi mund të përhapet edhe në vendin e tyre./UBTNews/

Exit mobile version