UBT News

Shtyhet Emmy Awards për shkak të grevës së aktorëve të Hollywood-it

Ceremonia Emmy Awards, e cila u planifikua të mbahej në shtator, u shtye për shkak të grevave në Hollywood.

Anëtarët e Writers Guild of America dhe Screen Actors Guild po protestojnë në largimin më të madh në 60 vjet.

Nuk u konfirmua ndonjë datë për ceremoninë, por organizatorët duan të presin derisa të arrihet marrëveshje me kompani televizive.

Emmy është çmimi më i madh që ndahet në televizionet prestigjioze amerikane, ku “Succession”, “The Last of Us”, “The White Lotus” dhe Ted Lasso i kryesojnë nominimet./UBTNews/

Exit mobile version