UBT News

Shtyhet data e lansimit të filmit “Marry Me”

Teksa studiot dhe ekspozuesit e filmave po përballen me pasiguri rreth asaj se kur do të hapen masivisht kinematë, edhe data e lansimit të një filmi u shtye.

Bëhet fjalë për filmin “Marry Me”, ku shkëlqejnë Jennifer Lopez, Maluma dhe Owen Wilson. Ky film do të lansohet më 11 shkurt 2022, ndonëse ishte paraparë të lansohej më 14 maj 2021. Ndërsa data fillestare e këtij filmi ishte fillimi i shkurtit të vitit 2021, megjithatë u shtye deri në maj për shkak të pandemisë.

Ky film bazohet në romanin e Bobby Crosby, teksa shfaq yllin e popit, Lopez. “Marry Me”, gjithashtu do të përfshijë muzikë origjinale, të realizuar nga dyshja Lipez dhe Maluma./UBTNews

Exit mobile version