Qeveria e Katalunisë në marrëveshje me bordin në detyre të Barcelonës kanë vendosur të shtyjnë zgjedhjet për president të Barcelonës dhe tani do të vendoset për një datë të re.
Vendimi për t’i shtyer këto zgjedhje vjen si pasojë e gjendjes me koronavirus në Kataluni, transmeton Gazeta Express.
24 janari ka qenë data kur ishte planifikuar të mbaheshin këto zgjedhje, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Raportohet se është duke u shqyrtuar edhe mundësia që anëtarët të votojnë me postë.