Xhirimet e serialit të Netflix, “Bridgerton” janë shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të përkeqësimit të situatës me COVID-19. Kjo është hera e tretë që ndalen xhirimet e këtij seriali.
Xhirimet e sezonit të dytë për këtë dramë filluan në pranverë, por u detyruan t’i ndalin xhirimet dy herë në muajin korrik – dhe tash raportohet se xhirimet janë ndalur sërish.
Drama e ka bërë Phoebe Dynevor, e cila luan rolin e Daphne Bridgerton, emër të njohur./UBTNews