Këshilli kombëtar i sporteve në Spanjë ka vendosur të shtyjë dy ndeshjet e kësaj fundjave në La Liga. Bëhet fjalë për sfidat Sevilla-Barcelona dhe Villarreal-Alaves.
Kjo ndodhi për shkak të konfliktit me CONMEBOL, pasi disa lojtarë jug-amerikanë u ftuan në komb kombëtare dhe mund të arrijnë në Spanjë vetëm pasi ato ndeshje të luhen.
Villarreal dhe Barcelona i zhvillojnë ndeshjet e tyre në Champions League të marten dhe ishte planifikuar t’i luajnë ndeshjet e La Ligës të shtunën.
Në rastin e Sevillas, lojtarët e përfshirë janë treshja argjentinase Montiel, Papu Gomez dhe Acuna.
Ndeshja e fundit e Argjentinës në këtë cikël do të jetë në orët e para të së premtes, e që është vetëm një ditë e gjysmë para se të fillojë ndeshja mes Sevillës dhe Barcelonës në kuadër të La Ligas.