UBT News

Shtohet numri i skuadrave të interesuara për Zirkzee

Joshua Zirkzee është padyshim sulmuesi që po udhëheq Bolognën drejt një vendi në zonën Champions, ku aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë.

22-vjeçari me paraqitjet e jashtëzakonshme të tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Serie A, siç janë: Milan, Juventusit dhe së fundmi është edhe Interi.

‘Zikaltrit’ kanë monitoruar situaten e holandezit dhe kanë kuptuar se ai mund t’u shtojë shumë vlera si në aspektin fizik, ashtu edhe atë teknik, ndaj kanë nisur kontaktet e para me agjentët e futbollistit.

Vlen të theksohet se Bologna synon të arkëtojë të paktën 35 milionë euro nga shitja e kartonit të  lojtarit të tyre.

E ndërkohë që në Itali po e ndjekin me shumë interes, raportohet se Bayerni i Mynihut ka hequr dorë përfundimisht nga e drejta e parablerjes, pasi nuk dëshiron ta rikthejë më futbollistin në Munich, aty ku u rrit si futbollist./UBTNews/

Exit mobile version