Ka frikë për të ardhmen e bankës së dytë më të madhe të Zvicrës, Credit Suisse.
Aksionet ranë dje në një nivel historikisht të ulët, duke theksuar frikën e investitorëve se banka mund të bjerë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Credit Suisse thotë se do të zbulojë detaje të një plani ristrukturimi në fund të muajit – por analistët besojnë se mund të detyrohet ta publikojë atë raport më herët.
Një dokument i brendshëm për stafin u përpoq të qetësonte punëtorët e shqetësuar. Ai thotë se plani do t’i lejojë bankës të rrisë vlerën në terma afatgjatë.
Një raport në Financial Times thotë se drejtuesit e bankës kaluan fundjavën duke u përpjekur të sigurojnë klientët dhe investitorët e mëdhenj se likuiditeti dhe rezervat e kapitalit të bankës ishin të mjaftueshme.
Një shënim kërkimor nga banka amerikane JPMorgan thotë se kapitali dhe likuiditeti i Credit Suisse ishin të shëndetshëm – por Deutsche Bank thotë se ka një mungesë prej 4 miliardë CHF.
Analistë të tjerë sugjerojnë se e vetmja mënyrë që banka mund të shpëtohet është ose duke u blerë nga një konkurrent ose nga Konfederata.