Zvicra ndihmon me pajisje mjekësore QKUK-në.
Gjatë gjithë pandemisë, shteti i Zvicrës ka dhuruar donacione mjekësore, veçmas vendeve me ekonomi jo të mirë. Së fundmi, me qëllim të ofrimit të ndihmës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, shteti i Zvicrës i ka dhuruar një donacion me pajisje mjekësore Klinikës së Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Mjekët gastroenterologë do të kenë në dispozicion dy gastroskopë dhe dy kolonoskopë të rinj.
Vlen të theksohet se në kuadër të donacionit në vlerë totale 100 mijë euro, bëjnë pjesë edhe dy shtylla endoskopike.
Po ashtu edhe një sasi e konsiderueshme e materialit shpenzues për endoskopi, njofton QKUK.