Kupa e Botës zhvillohet në Katar këtë vit me 32 ekipe që do të luftojnë për lavdinë e më të mirit të botës në sportin më të popullarizuar në rruzullin tokësor.
Ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar në mënyrë që të kompletohet mozaiku prej 32 shteteve që do të jenë prezent në Katar, por tashmë një pjesë e tyre është konfirmuar.
Deri më tani 14 shtete e kanë siguruar biletën për në fazat finale të këtij kompeticionit gjigant garues dhe ato janë: Zvicra, Spanja, Serbia, Katari, Holanda, Irani, Gjermania, Franca, Anglia, Danimarka, Kroacia, Brazili, Belgjika, Argjentina.