Vendet anëtare të BE-së duhet të blejnë së bashku armë dhe municione për Ukrainën, tha kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Ajo u foli gazetarëve përpara një samiti të BE-së në Bruksel, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të lobojë liderët evropianë për më shumë armë dhe avionë luftarakë.
“Është shumë e rëndësishme që ne të përshpejtojmë ndihmën ushtarake për Ukrainën”, shtoi Kallas./UBTNews/