Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë dhe do të dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer në të gjithë botën.
Sipas mediave të huaja, këtë lajm do ta bëjë të ditur Biden gjatë samitit të G7-ës në Cornwall, të enjten.
Rreth 200 milionë doza do të shpërndahen gjatë vitit 2021, kurse 300 milionë të tjera do të shpërndahen në gjysmën e parë të vitit 2022.
Të gjitha dozat do të kalojnë përmes COVAX, nisma ndërkombëtare e vaksinave, dhe do të shkojnë në 92 vende me të ardhura të ulëta, përveç Unionit Afrikan./UBTNews