UBT News

Shtëpitë kryesore të ankandeve anulojnë shitjet e krijimtarisë artistike ruse në Londër

Shtëpitë e ankandeve Christie’s, Sotheby’s dhe Bonhams kanë anuluar shitjet e krijimtarisë artistike ruse në Londër që ishte paraparë për muajin qershor, si përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit për pushtimin rus të Ukrainës.

Ankandet realizohen gjatë muajve qershor dhe nëntor në periudhën që njihet si “Java e Artit rus”, duke tërhequr blerës të pasur rus.

“Ne jemi absolutisht rigoroz në lidhje me sanksionet aktuale dhe po monitorojmë nga afër për çdo përditësim të listave”, thuhet në një deklaratë.

Nga shtëpia e ankandit Sotheby’s njoftuan se kanë anuluar ankandet për muajin qershor në Londër.

Edhe nga Christie’s thanë se kanë anuluar ankandet për muajin qershor, duke përmendur faktorët sikurse pasiguria e luftës dhe kërkesat komplekse logjistike dhe ligjore në lidhje me sanksionet. Kurse nga Bonhams nuk dhanë arsye për vendimin e ndërmarrë./UBTNews/

Exit mobile version