Shtëpia më e vogël mesjetare në botë do të rihapet në Abruzzo si pjesë e një projekti muze në qytetin afër L’Aquila për të ruajtur kulturën dhe historinë lokale rurale.
Deri 140 vjet më parë, një çift fshatarësh banonin në pronën në Goriano Valli, me përmasa vetëm tetë metra katrorë. Që atëherë, hapësira e vogël në të cilën kishte vetëm një shtrat me dërrasa dhe një dyshek kashte, një oxhak, dy karrige, një sënduk dhe një lavaman ka mbetur e mbyllur. Tani do të bëhet pjesë e “muzeut të shpërndarë” të MuDi në Parkun Rajonal Sirente-Velino. Hapja pritet në qershor.
“Duke hyrë në këtë shtëpi, me magji i rikthehemi jetës së përditshme të fshatit në të kaluarën, duke gjetur objekte që flasin për punën e përditshme të fshatarëve në shërbim të baronit vendas”, tha krijuesi i MuDi, Fausto Di Giulio.
“Pa tualete dhe ujë të rrjedhshëm, kjo ndërtesë e vogël ruan një autenticitet mesjetar që i lejon vizitorët të zhyten në kohët e shkuara”, shtoi ai.
Qëllimi, tha Di Giulio, “është të frymëzojmë të tjerët që të bëjnë më mirë, më shumë dhe ndryshe duke ftuar ata që zotërojnë struktura historike në Luginën Aterno dhe Parkun Sirente-Velino për t’i restauruar dhe mbrojtur ato në mënyrë që ato të kalojnë në brezave të ardhshëm, duke u ofruar atyre mundësinë e përfshirjes falas në itinerarin e muzeut, si një akt i pjesëmarrjes aktive në ruajtjen e kujtesës lokale”.