Kur kanë mbetur edhe më pak se një muaj për të filluar votimet për filmat që do të nominohen për çmimet “Oscars”, parashikimet po bëjnë bujë të madhe.
Filmi me regji të Blerta Bashollit “Zgjoi” është përfshirë në mesin e filmave të nominuar për “Oscars” në kategorinë e “Filmave më të mirë ndërkombëtar” nga shtëpia e parashikimeve “Variety”.
Në mesin e “Drive My Car”, “Flee”, “I’m Your Man” dhe “The Worst Person in the World”, gjendet në parashikim edhe filmi “Zgjoi” për t’u nominuar për Oscars këtë vit.
‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre.
‘Zgjoi’ fitoi 3 çmime në festivalin ‘Sundance’, duke u bërë filmi i parë që fitoi të trija çmimet kryesore në historinë e këtij festivali. Pas këtij festivali ‘Zgjoi’ mori pjesë edhe në shumë festivale të tjera ku mori çmime të shumta.
8 shkurti është data përfundimtare kur do të bëhen të ditur emrat e filmave të nominuar, derisa më 27 mars do të mbahet edhe mbrëmja gala e Akademisë së Filmit./KultPlus