Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce në Lagjen e Tretë të Houstonit mori flakë herët në mëngjesin e Krishtlindjeve.
Ekipet e zjarrfikësve ishin në gjendje të shuanin zjarrin brenda disa minutave pasi arritën në shtëpi rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës, raporton KTRK degë e CNN.
Beyonce dhe familja e saj nuk jetojnë më në shtëpinë në bllokun 2400 të Rosedale Street. Banorët aktualë të shtëpisë nuk kanë pësuar lëndime nga zjarri, ndërsa shkaku i zjarrit është duke u hetuar, njoftoi KTRK.
Ndërsa fituesja e rekordit të Grammy-t është tani një superstar global, ajo banon në Houston, qytetin e katërt më të populluar në Shtetet e Bashkuara pas qytetit të New Yorkut, Los Anxhelosit dhe Çikagos, dhe qyteti i shtatë më i populluar në Amerikën e Veriut./CNN