UBT News

Shtëpia e Bardhë organizon festë për ditën e “pavarësisë nga virusi”

Shtëpia e Bardhë do të organizojë një festë për mijëra punëtorë esencialë dhe familje ushtarake më 4 korrik në South Lawn për të shënuar “pavarësinë nga virusi”.

Shtëpia e Bardhë po inkurajon gjithashtu partnerët shtetërorë dhe lokalë që të organizojnë ngjarje të njëjta edhe në vendet e tyre për të festuar përparimin që vendi ka bërë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka vendosur 4 korrikun si datë për rikthim në normalitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu kishte vendosur një qëllim që të vaksinohen 70% e të rriturve me të paktën një dozë vaksine në ShBA./UBTNews

Exit mobile version