UBT News

Shtatë viktima dhe 45 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur edhe shtatë persona si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 45 raste të reja me COVID-19. Prej rasteve të reja 10 janë në Shkup, 4 Kumanovë, Shtip dhe Prilep nga një rast, Tetovë 5, Gostivar 4, Kriva Pallankë dhe Radovish nga një rast, Koçani 9, Probishtip 1, Berovë 5, Dellçevë 1 dhe Kërçovë 2.

Në Maqedoni u shëruan edhe 86 persona./UBTNews

Exit mobile version