UBT News

Shtatë serialet më të suksesshme të vitit 2021

Me të drejtë mund të thuhet se televizioni ishte burimi kryesor i argëtimit këtë vit. Andaj edhe seritë morën vëmendje aq të madhe gjatë këtij viti.

Në këtë artikull do t’ua listojmë shtatë serialet më të suksesshme të vitit 2021.

Bling Empire

Viti filloi si më së miri me debutimin e serialit “Bling Empire” në Netflix më 15 janar, një storie rreth një grupi aziatikësh ekstra të pasur që jetonin në Los Angeles. Përmes “Bling Empire” ju u njohët me Kane Lim-in e Singaporit. Përveç tij u shfaqën edhe yjet sikurse Kevin Kreider, Christine Chiu, Anna Shay, Cherie Chan, Kim Lee, Jamie Xie dhe Kelly Mi Li.

Vincenzo

Muaji shkurt shënoi lansimin e serialit “Vincenzo”, një dramat më të njohura koreane të vitit 2021. Në serial shkëlqyen Song Joong-ki në rolin e avokatit të mafias koreano-italiane Vincenzo Cassano, i cili së bashku me avokatin Hong Cha-young (rol ky i luajtur nga Jeon Yeo-bin), u morën me rastin e pronarit të Babel Group, Jang Jun-woo (rol i luajtur nga Ok Taec-yeon).

Përveç dramës, u mahnitët edhe nga veshja e fuqishme nga yjet e shfaqjes, e cila shërbeu si frymëzim në kohën e duhur pas kthimit në zyrë.

Mine

Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur i shikoni serialet televizive që rrëfejnë sekretet e jetës perfekte të të pasurve. Drama koreane u lansua në muajin maj, dhe flet për jetesën e familjes së Hyowon Group (familje fiktive), një korporate të fuqishme koreane. Ngjarja fokusohet në padrejtësitë me të cilat u përballën dy nuset e familjes, role që u luajtën nga Lee Bo-young dhe Kim Seo-hyung.

Gossip Girl

Ju që jeni fansa të versionit origjinal të “Gossip Girl”, mbase edhe u emocionuat në lidhje me ripërpunimin e serialit, që u lansua në HBO Go në muajin korrik. Këtë herë, në serial u trajtua jetesa e një grupi të larmishëm personazhesh. Një gjë s’ka ndryshuar – këta adoleshentë të pasur ende shkëlqejnë me veshje shkollore, ndërsa e kompletuan dukjen me çanta luksoze.

Hometown Cha-Cha-Cha

“Hometown Cha-Cha-Cha”, një serial korean, i realizuar në qytetin piktoresk të Gongjinit, ishte ikja që kishit nevojë. Ky serial rrëfen për një storie dashurie mes një dentistje Yoon Hye-jin (rol ky që luhet nga Shin Min-A) dhe një punëtori artizanatesh Hong Du-sik (rol ky i luajtur nga Kim Seon-ho).

Succession

Seriali televiziv “Succession” u rikthye me sezonin e 3-të këtë vit. Seriali rrëfeu ngjarjen e një patriarku miliarder të një biznesi familjar që ra në koma. Kurse të bijtë e tij konkurrojnë për të trashëguar pasurinë e tij.

Squid Game

Lista e serialeve më të shikuara të vitit 2021 s’mund të jetë e plotë pa dramën më të njohur koreane të këtij viti, “Squid Game”. Ngjarja zhvillohet rreth një grupi njerëzish të zhytur thellë në borxhe. Për shkak të dëshpërimit, ata pajtohen të luajnë një lojë misterioze me mundësinë për të fituar shuma të mëdha të të hollash, duke mos e ditur se këto lojëra do t’i vendosin në situatë jete a vdekje.

“Squid Game” është rrëfim për shoqërinë koreane, por ngjalli diskutime në të gjithë botën.

And just like that

Ringjallja e serialit “The Sex and The City” u bë dhe fansat folën rreth kthesës së këtij seriali në episodin e parë. Ky serial flet për Carrie Bradshaw, Charlotte York dhe Miranda Hobbes – pa Samantha Jones – teksa po lundrojnë në qytetin e New York-ut në të 50-tat e tyre. Ky serial njihej për veshjet ikonike dhe as në këtë ripërpunim nuk iu dëshproi sa i përket stilit./UBTNews

Exit mobile version